Gazetari Duriqi ngushëllon familjen pas vdekjes së 25-vjeçarit nga leukemia

Gazetari Duriqi ngushëllon familjen pas vdekjes së 25-vjeçarit nga leukemia

Halimi:Kosova është ndërtuar në bazën e sakrificës, që ndër shekuj heronjët tanë lanë gjurmët e gjakut

Sot ka vdekur Sejdi Smajli nga Komuna e Lipjanit, i riu i cili vuante nga leukemia akute.

Gazetari Granit Duriqi, njëherit organizator i aksionit ”Ta ndihmojmë Sejdinë”, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të riut nga komuna e Lipjanit.

Ai ka thënë se tragjedi si kjo, na lë dhembje e kujtime përgjithmonë.

Telegrami i plotë i Duriqit:

E nderuara familje Smajli,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, shokut tonë Sejdi Smajli.

Sejdia ishte një i ri që po e priste universiteti, që po e priste e ardhmja. Por, për fat të keq ai u nda nga jeta në moshën 25 vjeçare, për t’iu lënë juve dhembjen dhe kujtimet, e Lipjanin dhe Kosovën pa një djalë të mirë e energjik.

Tragjedi si kjo, na lënë dhembje e kujtime përgjithmonë! Prandaj, ju lutem që në emër të stafit të portalit Ulpianapress dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Sejdia u prehtë në paqe!

Me respekt.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)