Gazetari italian ‘shpërthen’ ndaj Milanit: Transferimi i Ibrahimovicit tregon se klubi s’ka projekt për të ardhmen

Gazetari italian ‘shpërthen’ ndaj Milanit: Transferimi i Ibrahimovicit tregon se klubi s’ka projekt për të ardhmen

Më në fund një lajm i mirë për tifozët e Manchester Unitedit

Ibrahimovic ka bërë të ditur se do të kthehet në Itali, por pa zbuluar emrin e skuadrës ku ai do të paraqitet.Megjithatë, mediat besojnë se Ibrahimovic do të transferohet tek skuadra e Milanit, shkruan GazetaBlic.

Gazetari italian, Marino Bartoletti ka theksuar se ky është një hap fals për Milanin dhe transferimi i Ibras do të tregonte se klubi kuqezi nuk ka projekt për të ardhmen.

“Unë nuk dua të bëj metafora, por cili është projekti i Milanit? Cili është sensi i transferimit të Ibrahimovic në realitetin dhe planifikimin e këtij ekipi? Ku shkoni me një Ibrahimovic për të cilin jetoni vetëm nga kujtesa? Çfarë bëjnë ata, të fitojë një lojë, të fitojë dy, dhe pastaj çfarë? Cila është e ardhmja? Sipas mendimit tim, Ibrahimovic mund të kishte kuptim në Bologna, por assesi tek Milani. Të gjithë do ta donin atë dhe askush nuk do ta kundërshtonte. Aty mund të jetë qershia mbi tortën e një projekti më modest, por sigurisht më konkret”, tha gazetari, Marino Bartoletti./GazetaBlic/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)