Një gazetar meksikan është qëlluar për vdekje derisa po ndiqte një program për fëmijë në shkollën e djalit të tij, që ishte organizuar për nder të festave të fundvitit, shkruan Guardian.
Gumaro Perez Aguilando po ndiqte nga afër programin e shkollës së djalit të tij në qytetin Acayucan, kur persona të armatosur u futën në ndërtesë dhe e vranë në prezencë të dhjetëra nxënësve që panë tmerrin me sy, transmeton Telegrafi.
Ky është rasti i 12 që gjatë këtij viti janë duke u vrarë gazetarët në Meksikë, thuhet në një raport të organizatës për liri të mediave “Reporterët pa kufi”.
Kjo vrasje njëherit e ka renditur Meksikën karshi Sirisë, që konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gazetarët që në shumë raste gjenden të vrarë në rrethana misterioze.
COMMENTS