Gentian Emini mbrojtësi perfekt i Ulpianës

Gentian Emini mbrojtësi perfekt i Ulpianës

Sot mblidhet PDK-ja

Mbrojtësi lipjanas është shndërruar në një “Muri Kinez”, për sulmuesit kundërshtar.

Gentian Emini mbetet një nga pikat më të forta të Ulpianës në fazën mbrojtëse dhe këtë e konfirmojnë përvecse rezultatet e kësaj skuadre, edhe statistikat individuale të lojtarit.


Në trembëdhjetë ndeshjet e këtij stinori, mbrojtja e Ulpianës e “patrulluar” nga portieri Blakqori, Makolli, Kallaba, Musliu e Emini kanë pësuar vetëm pesë gola ne 13-të takime.

Saktësia në ndërhyrje e Eminit konfirmohet edhe nga statistikat që ai ka me Ulpianën në këtë sezon. Është aktivizuar titullar në të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë dhe nuk është zëvendësuar në asnjë rast. Edhe më interesant është fakti që në 13 takime të kampionatit është ndëshkuar vetëm në tri raste me karton të verdhë.Praktikisht një mbrojtës perfekt.

‘Timonieri’ Fadil Ademi, mund të ndjehet krenar me mbrojtësin e tij i cili po kalon formë të shkëlqyer këtë stinor./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)