Ulpiana nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim ndaj Kikës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Parë.
Përkundër disa përpjekjeve, “bardhekaltêrtit” ishin të pafat për t’u kthyer në Lipjan me pikë të plota.
Kapiteni lipjanas, Fidan Gërbeshi i’a siguron një pikë Ulpianës ndaj Kikës, transmeton Ulpianapress.
Ndeshja për mesin e tabelës ndërmjet Kikës dhe Ulpianës, është mbyllur pa fitues, dhe kështu, klubi lipjanas vazhdon ecurinë e mirë me rezultate pozitive, dhe ngritjen në renditje tabelare.
Ky ishte barazimi i parë i Ulpianës në këtë fillimsezoni dhe pas tri xhirosh arkëton katër pikë dhe zë vendin e 5-të në tabelë.
Gjithashtu vlen të theksohet mikëpritja e mirë e klubit nga Hogoshti si dhe referimi korrekt.
COMMENTS