Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçit, dje ka treguar edhe një herë se sa i rrezikshëm është edhe për Kosovën edhe policinë e saj.
Kjo deklaratë e Sveçlës vjen pas vizitës që Thaçi dje ia bëri Ujmanit, e të cilën e cilësoi “rutinore”. Vizitën e kishte bërë gjatë kohës kur në Prishtinë, po mbahej protesta e thirrur nga LV-ja, që kundërshtonte Thaçin dhe veprimet e tij.
Postimi i Sveçlës në Facebook:
Hashim Thaçi edhe dje tregoi se sa i rrezikshëm është për Kosovën si dhe policinë e saj.
S’do mend se qëllimi i vizitës së tij në Ujman dje ishte që të linte në hije protestën masive të qytetarëve kundër tij.
Këtë ekskursion atje ka mund ta realizojë përmes dy skenareve:
– të bëjë marrëveshje me Vuçiqin duke i marrë leje atij;
– të rrezikojë jetën e policëve të Kosovës vetëm për t’i siguruar vetes këtë cirk.
Se Hashimi nuk e ka për gjë që të sakrifikojë të tjerët për interesa të tij, e kemi pa edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi.
E sa për shëtitjen në të njëjtën kohë me atë të mbajtjes së protestës, kjo batute është e harxhuar, e kemi parë edhe me 10 shkurt 2007 kur shëtitej me helikopter.
Gjarprit i ka ardhë fundi!
COMMENTS