Mbrojtja e Barcelonës kishte probleme në muajin e parë të sezonit 2018/19, ku Gerard Pique ishte jashtë forme, ndërsa Samuel Umtiti mori një dëmtim në gju dhe e pengonte që ta jepte më të mirën.
Sezoni nuk nisi mirë edhe pse morën katër fitore radhazi, por pastaj erdhën rezultatet jo të mira me Umtitin që u detyrua të pushonte nga lëndimi.
Pas kësaj Clement Lenglet dhe Gerard Pique formuan një partneritet që është kthyer në një mur të pakapërcyeshëm për ekipet kundërshtare.
GDuke mos e harruar pjesën tjetër të ekipit që vazhdon të punojë dhe luajë bukur, edhe dyshja po krijon marrëdhëniet dhe ndërtojnë lojë që në mbrojtje.
Rezultati është: Barcelona ka fituar secilën nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe ka pranuar vetëm një gol.
CDhe Eibar ishte viktima e fundit që gjeti murin e vështirë për ta kapërcyer.
Umtiti ka kohë që të kthehet, pavarësisht se është një titullar i padiskutueshëm, por tani i duhet të punojë që ta rikthej vendin në formacion. /Telegrafi/
COMMENTS