Një person nga Ferizaj dje ka gjetur një shumë të konsiderueshme të parave në Lipjan.
Paratë e gjetura në rrugë, Burim Jashari, i ka dorëzuar në stacionin policor në Lipjan. Ai ka thënë për Indeksonline se paratë ishin afër një ëmbëltoreje dhe nuk kishte asnjë dëshmi tjetër se kujt mund t”i kishin humbur.
“Pasi i gjeta në tokë i mora dhe menjëherë i dorëzova në polici. Kam dëshirë ta di se të kujt ishin ato para dhe a është lajmëruar ndokush në polici për t’i marrë”, ka thënë Jashari.

Shuma e parave të dorëzuara në polici është e ditur, mirëpo për shkak se mund të paraqiten shumë persona si pronar të tyre, ajo nuk publikohet.

COMMENTS