Policia e Guernseyt ka vazhduar kërkimet dhe operacionin e shpëtimit për aeroplanin që ishte duke bartur sulmuesin Emiliano Sala të mërkurën në mëngjes.
Sulmuesi argjentinas ishte në aeroplanin i cili u zhduk nga radari në afërsi të Channel Islands (ishujve La Manche) të hënën në mbrëmje.
1/2
— Guernsey Police (@GuernseyPolice) January 23, 2019
9.30am
We are searching based on four possibilities:
1. They have landed elsewhere but not made contact.
2. They landed on water, have been picked up by a passing ship but not made contact
3. They landed on water and made it into the life raft we know was on board
Policia e Guernseyt ka konfirmuar se janë gjetur një numër “i objekteve të forta mbi ujë” para pezullimit të kërkimeve të martën edhe pse njësitet e kërkim shpëtimit nuk arritën të konfirmojnë nëse pjesët ishin të aeroplanit të zhdukur.
“Ne po kërkojmë në bazë të katër mundësive.
1. Ata kanë ateruar diku tjetër dhe nuk kanë arritur të kenë kontakt.
2. Ata kanë ateruar në ujë dhe më pas janë marrë nga një anije, por nuk kanë arritur të kontaktojnë.
3. Ata ateruan në ujë dhe arritën që të lundrojnë me barkën që ishte në bord.
4. Aeroplani u shkatërrua në kontakt me ujin dhe i la ata në det.
Kërkimet janë prioritet sipas pikës katër. Më shumë informata mund të kemi së shpejti”, ka shkruar policia e Guernseyt në Twitter.
Në anën tjetër, John Fitzgerald, drejtor i Kërkimit Ajror të Channel Island ka thënë se copëza të metalit ishin prej objekteve që janë gjetur.
“Kërkimet kanë gjetur disa pjesë të cilat i kanë shërbyer anijeve që të kërkojnë në atë zonë. Sipas shkresave nga drejtori i kërkimeve, thuhet se ata kanë gjetur një gjësend të fortë ngjyrë portokalli dhe shumë copëza tjera të bardha në ujë duke qëndruar afër një copëze të bardhë të metaltë”, u shpreh Fitzgerald.
Fitzgerald më tej thotë se Kërkimi Ajror në Channel Island beson se aeroplani u shkatërrua në momentin kur u rrëzua në këtë zonë.
“Në këtë fazë është pak e mundur që të kemi një aeroplan që është në një pjesë”.
“Kur një aeroplan rrëzohet në ujë ju keni pak minuta kohë para se të fundozet. Nuk janë të dizajnuara që të qëndrojnë mbi ujë dhe kur hapni dyert keni 2-3 minuta para se të shkojë nën ujë, sidomos kur bëhet fjalë për një aeroplan më të lehtë”, shtoi ai.
Mësohet se Cardiff City ka vazhduar stërvitjet të mërkurën, por Nantes i ka anuluar seancat stërvitore.
Tifozët e Nantesit po menojnë që të organizojnë një marsh mortor më vonë gjatë javës. /Telegrafi/
COMMENTS