Autoritetet britanike njoftuan të sot se ata do të rifillojnë kërkimin e avionit me të cilin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson po udhëtonin nga Nantes drejt Cardiff-it.
Shkak është bërë gjetja e dy ulëseve të një avioni (të ngjashëm me avionin e zhdukur) në det, në Veri të Francës, në territorit e zonës së quajtur Normandie.
“Ne kemi angazhuar një motor kërkimi të specializuar për të ndërmarrë kërkime nënujore në shtratit të detit”,- tha në një deklaratë Agjencia Britanike për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB).
IAAB bëri me dije se kërkimet do të fillojnë vetëm në fund të kësaj jave për shkak të kushteve të këqija të motit dhe të detit.
Kujtojmë që më datë 21 janar u zhduk avioni i tipit Piper PA-46 Malibu, me dy persona në bord, futbollistin e Cardiff, Emiliano Sala dhe pilotin, David Ibboston.ts
COMMENTS