GJENDET BUNKERI I FUNDIT I HITLERIT

GJENDET BUNKERI I FUNDIT I HITLERIT

Nuk do t’u besoni syve. Tenton t’i rrëmbej vajzën nga dora

Adolf Hitleri ka kryer disa prej mizorive më të tmerrshme në historinë njerëzore.

Një fotograf së fundmi është gjendur përballë me bunkerin e tij sekret francez, ndërsa është treguar i guximshëm duke sjellë pamje brenda tij, përcjellë KultPlus.

Eksploruesi urban dhe fotografi Marc Askat ka ecur nëpër fshatrat e dendura e të pyllëzuara në Francën veriore. Derisa ai kërkonte një subjekt të ri për ta fotografuar, ai është ndalur në një vend ku besohet se gjendet një nga bunkerët e fundit të Adolf Hitlerit, aty ku udhëheqësi nazist komplotonte pushtimin e Britanisë.

Kështjella e frikshme nëntokësore është e mbushur me tregime të një nga luftërat më shkatërruese në historinë njerëzore, por me gjetjen dhe fotografimin e bunkerit, megjithatë, Askat nuk do të zbulojë vendndodhjen e tij të saktë.

Në një nga fotografit e tij shihet myshku rreth bunkerit dhe dyert me dërrasa të ndryshkura në hyrje të ndërtesës. Në një tjetër fotografi shihet brendësia e bunkerit e cila shfaq një tavan të kalbur dhe rafte të shkatërruara. /KultPlus

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)