Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në Gjilan

Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në Gjilan

Gjermania do të dorëzojë Carles Puigdemontin në Spanjë

Një nënë nga Gjilani, të premten, ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe për një kohë nuk e ka ditur vendndodhjen e saj. Më pas e njëjta është gjetur dhe është kthyer në shtëpi.

Motivet e zhdukjes së vajzës nuk dihen ende ndërkohë raportime të tilla në Polici ndodhin shumë shpesh. Vetëm gjatë katërmujorit të parë të këtij viti në polici janë raportuar 56 persona të zhdukur

Rasti i zhdukjes së vajzës së mitur ka ndodhur në rrugën “Avdulla Presheva” në Gjilan. Nëna e saj (rome), ka raportuar se vajza e saj, moshë e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar sot për Express e vajza është gjetur.

Statistikat e tregojnë se gjatë periudhës janar-prill 2018 është raportuar për 56 persona të zhdukur. Në janar kanë ndodhur 15 raste të personave të zhdukur, në shkurt 14, mars 15 dhe në prill 12 raste.

Në qoftë se i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar vërehet se numri i personave të zhdukur është në rënie, pasi në katërmujorin e parë të vitit 2017 në polici janë raportuar të zhdukur gjithsej 79 persona apo 23 persona më shumë se këtë vit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)