Gjendet trupi i gazetarit saudit

Gjendet trupi i gazetarit saudit

Në këtë fshat të Lipjanit sot ndodhi vrasje e trefishtë

Trupi i gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi është gjetur në një pus në territorin e rezidencës së konsullit gjeneral të Arabisë Saudite në Stamboll, ka deklaruar për medie lideri i partisë turke Vatan Dogu Perincek.

“Kam marrë vesh nga burimet e besueshme në shërbimet e sigurisë së Stambollit se trupi i Khashoggit është gjetur në një pus i cili gjendet në një kopsht në territorin e rezidencës së konsullit gjeneral të Arabisë Saudite”, ka deklaruar ky zyrtar.

“Burimi i gazetës “Hyrijet” në policinë turke ka treguar detajet e hetimit. Konkretisht se policia, duke falënderuar këpucëve sportive ka zbuluar se sipas incizimeve të kamerave të sigurisë nga konsullata ka dalë “sozia” e gazetarit.

“Kur Khashoggi kishe hyrë në konsullatë ka pasur të mbathura këpucë, e jo patika. Dallimi i parë të cilin e ka vërejtur ekipi policor kur i ka shikuar xhirimet nga kamerat e sigurisë ishin këpucët”, ka thënë burimi.

Gazetari saudit dhe korrespondenti i “Washington Post” është zhdukur më 2 tetor, dhe për herë të fundit është parë se si hynë në konsullatën e Arabisë Saudite./Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)