Gjermania do t’ia kujtojë Serbisë modelin e dy Gjermanive

Gjermania do t’ia kujtojë Serbisë modelin e dy Gjermanive

Fejohet asambleistje e LDK-së, Gentiana Hoxhaj

Sipas profesorit të Universitetit në Bukuresht Franc-Lotar Altman Gjermania nuk do ta kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia, por ai e përkujton modelin e dy Gjerrmanive, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë kështu në prag të takimit Merkel – Vuçiq.

Duke folur për kushtet e anëtarësimit të Serbisë në BE, Altman, siç përcjell b92, ka thënë se kushtet që kanë të bëjnë me Kosovën, nuk ndryshojnë.

Altman, i cili është mik personal i Mekrelit ka shtuar se zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e rëndësishme për Gjermaninë.

gjerman nuk do ta ratifikojë anëtarësimin e Serbisë në BE nëse nuk ka zgjidhje të qartë e me marrëveshje për statusin e Kosovës”, ka thënë Altman.

“Gjermania shqyrton anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në BE që është e pamundur nëse Beogradi insiston se Kosova është pjesë e Serbisë. Për dallim nga vendet tjera, Gjermania nuk insiston që Beogradi ta njohë Kosovën shtet të pavarur. Por, ajo e përkujton situatën e ndërmjet dy Gjermanive gjatë Luftës së Ftohtë, kur u nënshkrua marrëveshje në vitin 1972, e cila Gjermanisë Lindore iu mundësua t’i hapeshin dyert për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare pa njohjen zyrtare të saja”, ka thënë Altman.

COMMENTS