Gjermania e Austria vazhdojnë t’i marrin kosovarët, mbi pesë mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia në vitin 2018

Gjermania e Austria vazhdojnë t’i marrin kosovarët, mbi pesë mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia në vitin 2018

KËRCËNON SE DO TA DJEGË VETEN, HOSPITALIZOHET NË QKUK

Çdo vit mijëra persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Gjatë tërë vitit 2018 shtetësinë e lanë gjithësej pesë mijë e 464 qytetarë. Këta qytetarë e lanë pasaportën kosovare për të jetuar në shtetet e BE-së që nuk e lejojnë nënshtetësinë e dyfishtë. Për pesë vitet e fundit janë mbi 30 mijë qytetarë që kanë zgjedhur një pasaportë të huaj në vend të asaj të shtetit të tyre

Shumë kosovarë jetën po e shohin jashtë kufijve të shtetit të tyre. Këtë e vërtetojnë mijëra kërkesa të qytetarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia. Qytetarët po fillojnë jetësën e re kryesisht në Gjermani, Austri, Slloveni, Mal të Zi etj.

Në statistikat e MPB-së dërguar Gazetës Express, thuhet se gjatë vitit 2018 nga shtetësia kosovare u liruan gjithësej 5464. Nga kjo shifër janë 4719 qytetarë që kanë vazhduar jetësën në Gjermani, 508 qytetarë në Austri, 75 qytetarë në Slloveni etj.

Shkalla e lartë e emigracionit po ndodhë për shkak të keq udhëheqjes së vendit. Kjo klasë politike arriti t’ia vjedhë edhe shpresën e fundit qytetarit të saj se në këtë vend mund të ketë progres, thekson sociologu Besim Gollopeni.

“Tek e para kemi faktorët shtytës pra, gjendjen e vështirë sociale dhe ekonomike ku, në mungesë të gjetjes së një vendi pune, punë e pasigurt, mungesë sigurimi në punë, mungesë e një shëndetësie apo sistemi shëndetësor të kohës, shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sistem i brishtë i drejtësisë ,etj”, tha Gollopeni për Express.

Po ashtu MPB tha se gjatë vitit 2018 shtetësinë kosovare e kanë fitur 349 qytetarë të nacionaliteteve të huaja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)