Gjest i mirë i qytetarit lipjanas: Gjen kuletën me dokumente e para dhe ia kthen pronarit

Gjest i mirë i qytetarit lipjanas: Gjen kuletën me dokumente e para dhe ia kthen pronarit

Qëndron Kastrati që 4 vjet deklaron para të gatshme sa për 4 makiato

Apollon Ajeti nga Lipjani është treguar shumë i mirë, pasi e ka gjetur një kuletë të humbur.

Ai është angazhuar menjëherë për ta gjetur pronarin e kuletës, që përmbante dokumente, kartela bankare e të holla. Me ndihmën e një miku polic, ai ka arritur të kontaktojë me qytetarin që i kishte humbur kuleta, shkruan Gazeta Ulpianapress.

Gjesti i mirë i Ajetit ka bërë që Fatos Bublicës dëshpërimi t’i kthehet në gëzim.

Për Ulpianapress.com, Ajeti ka rrëfyer ngjarjen.

 

“Rreth orës 21:00 duke u dalur për kafe në njërin nga lokalet e Lipjanit kam hasur në një kuletë, ngjyrë e zezë. Aty zakonisht ka lëvizje shumë të mëdha të njerëzve por fati ka dashtë që unë me e gjetë”, tha ai.

Në pamje, kuleta i është dukur e thjeshtë por kur e kishte hapur kishte parë që kishte një shumë të madhe të parave.

“Në momentin e parë që e hapa xhepin e parë, kam hasë me një shumë të madhe të parave : katër 200-she menjëherë, disa funta, gjithsej rreth 1500 euro ”, ka theksuar Ajeti.

Ajeti ka treguar se në kuletë kishte mjete të identifikimit të zotëris të cilit i përkiste kuleta por nuk kishte ndonjë numër kontaktues përmes të cilit do ta kontaktonte dhe do t’ia dorëzonte personalisht kuletën.

“Nga pamundësia që ta takoj personin personalisht edhe që t’ia jap vetë kuletën u desht me thirrë Yll Jasharin një mik timin i cili është edhe polic”, potencoi Ajeti.

Rastin e ka konfirmuar edhe polici Jashari i cili i tha gazetës se pas takimit me Ajetin, mënjëherë janë angazhuar që ta gjenin edhe të zotin e kuletës të cilin e njihte Jashari.

“Në momentin që jemi taku me Apollonin dhe ai ma rrefeu të gjithë ngjarjen menjëherë jemi angazhur që ta gjejm të zotin e kultës të cilin edhe e njihsha, pas disa kontakteve me disa miq të mi të cilëve ua kërkoja numrin kontaktues të Fatosit dhe pas telefonatës, kuleta i dorëzohet të zotit të kultës me te gjitha parat dhe gjësendet që ishin në kulet” ka thënë Jashari.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)