Gjiko dhe Elita ndajnë puthje në ditëlindjen e Big Bangut

Gjiko dhe Elita ndajnë puthje në ditëlindjen e Big Bangut

Ja çfarë bën Enca rrugëve të Londrës në 5 të mëngjesit

Producenti dhe tekstshkruesi Arbër Gjikolli i njohur në publik si Big Bang mbrëmë ka festuar ditëlindjen.

Big Bangu ka festuar ditëlindjen në një ambient privat me të ftuar miqtë më të afërt të tij.

Padyshim që në këtë festë nuk kishte si të mungonte vëllai i Arbërit, Gjiko i cili u shfaq përkrah të dashurës, moderatores Elita Rudi.

Në rrjete sociale, ata kanë shpërndarë disa imazhe nga festa e ditëlindjes së Big Bangut ku çifti shihen shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Në fotografi shihen Gjiko dhe Elita duke i dhënë puthje njëri-tjetrit, po ashtu edhe vëllai i Gjikos ishte me të dashurën. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)