Dje me datën 1 qershor gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan festoj 50 vjetorin e punës edukativo-arsimore.
Me këtë rast u organizua një program i pasur kulturo-artistik nga nxënësit e shkollës.
Të pranishëm ishin strukturat komunale, ish drejtorët e gjimnazit, drejtor të shkollave dhe përfaqësues të instutucioneve tjera lokale.
Në këtë manifestim drejtori i shkollës Semir Gashi foli për historikun dhe zhvillimin e shkollës, pastaj fjalën e mori drejtori i arsimit në komunën e Lipjani Rasim Hasani si dhe njëri nga ish drejtorët e parë Mejdi Bërbatovci.
Në fund u ndanë mirënjohje për të gjithë ata mësimdhënës që kontribuan mbi 30 vite përvojë pune.
COMMENTS