Gjithçka që duhet të dini rreth debutimit të lipjanasit në Pyeongchang 2018

Gjithçka që duhet të dini rreth debutimit të lipjanasit në Pyeongchang 2018

Mourinho te Real Madrid është punë e kryer, ja kush e konfirmoi sot

Albin Tahiri djaloshi me prejardhje nga Lipjani në mëngjesin e hershëm të së martës, sipas kohës sonë, do të debutojë në LOD PyeongChang 2018 në disiplinën e kombinimit alpin.Gara e skitarit dhe atletit të vetëm nga Kosova në Lojërat Olimpike, Albin Tahiri, e papararë të zhvillohej në mëngjesin e të dielës, ishte shtyrë për shkak të erës së fortë dhe kushteve të papërshtatshme.

Në garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, kundërshtarët më të mëdhenj Tahiri do t’i ketë nga Norvegjia, Austria, Zvicra dhe SHBA-të.Favoritët kryesor janë “vikingët” nga Norvegjia, të cilët janë favoritët kryesorë për tri medaljet e para të Pyongchang 2018, në disiplinën e lëshimit, derisa pista e Jeongseon po i përshtatet ‘nordikut’ Kjetil Jansrud që shënoi kohën më të mirë në stërvitjet e lëshimit.Aksel Lund Svindal është tjetër skitar, i cili ka medalje të argjendtë në vitin 2010 dhe i cili përfundoi i katërti në Sochi 2014. Svindal momentalisht është i dyti në ranglistën e Kupës së Botës.Kurse, kampion aktual dhe fitues i medaljes së artë në lëshim të shpejtë në ski alpin është austriaku Matthias Mayer.Në kohën tonë, gara finale ku do të debutojë skitari Albin Tahiri në qendrën alpine Jeongseon, fillon të enjten, në orën 03:00 të mëngjesit.Albin Tahiri do të lëshohet i 59-ti, derisa finalja e lëshimit të shpejtë do të transmetohet në kanalet e RTK dhe Eurosport.Trajneri i Albin Tahirit ka thënë për Insporti se për shkak të erërave të fuqishme, është e mundshme që edhe kjo garë mund të shtyhet. /Insporti

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)