GJUETARËT E MËSHIRSHËM – SEZONI I GJUETISË NIS PA ASNJË VRASJE

GJUETARËT E MËSHIRSHËM – SEZONI I GJUETISË NIS PA ASNJË VRASJE

Ngacmoi seksualisht praktikanten, kirurgu suspendohet, i është ngritur edhe aktakuzë

Ka nisur sezoni i gjuetisë në Kosovë. Por gjuetarët nga Kosova dhe Shqipëria kanë festuar këtë nisje sezoni duke ngrënë mish të blerë, pasi nuk kanë vrarë asnjë kafshë në ditën e parë.

Këtë e ka thënë kryetari i Federatës së Gjeutisë së Kosovës, Rexhep Shkodra sipas të cilit gjuetarët kosovar me qëllim nuk ka vrarë për shkak se janë të mëshirshëm.

“Gjatë tanë ditës së fundit, tanë kanë dalë nëpër mal, kanë pa janë shëtit, me vra nuk e kanë vra asnjë, a kanë mujt me vra”, ka thënë ai, raporton Klan Kosova.

Edhe të tjerë gjuetarë kanë thënë se kanë mundur të vrasin pretë e tyre por qëllimi i tyre nuk është vetëm të vrasin por të ruajnë baraspeshën në florë dhe faunë.

“Ne gjahtarët nuk jemi vetëm për ta shkatërru faunën, por jemi për ta mbrojt, për të bërë seleksionime në një mënyrë”, ka thënë një nga ta për Klan Kosova.

Megjithatë shumë gjuetarë nga Kosova dhe Shqipqëri kanë drekuar mes vete me një meny të pasur nga mishi./Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)