GJUKANOVIQ KËRKON NGA SERBËT TË HEQIN DORË NGA KOSOVA

GJUKANOVIQ KËRKON NGA SERBËT TË HEQIN DORË NGA KOSOVA

Ulpiana një pikë larg titullit të kampionit vjeshtor

Lideri i Partisë Demokratike Socialiste në pushtet në Mal të Zi, Milo Gjukanoviq ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politikën e gabuar në kaluarën dhe me konfliktin pamenduar me NATO-n n- vitin 1999.

Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të presionit nga Perëndimi por për shkak të bindjes se e vërteta duhet shikuar në sy dhe për shkak se ashtu i kontribuohet stabilitetit ë rajonit.

“Serbia e sotme nuk vendo për Kosovën, ajo vetëm e ka marrë faturën për disfatën e pësuar më herët”, ka vlerësuar Gjukanoviq.

Ai ka shtuar se sipas pikëpamjes së Malit të Zi,realiteti me Kosovën është i pandryshueshëm.

“Të gjithë ata që mendojnë se në ndërkohë janë përforcuar aq sa janë në gjendje ta ndryshojnë realitetin e pafavorshëm për Serbinë, vetëm sa e shpenzojnë kohën e qytetarëve të Serbisë”, citon “veçernje novosti” të ketë thënë Gjukanoviq.

Lider i PDS-së ka shtuar se Mali i Zi nuk do të kishte qenë mike më e madhe e Serbisë nëse, në kundërshtim me pikëpamjen e vet, do ta ushqente atë iluzion.

Ai ka thënë se serbët në Mal të Zi kanë po ato të drejta që kanë popujt tjerë në këtë vend

“Liderët e opozitës, mbi shpinën e serbëve në Mal të Zi, ia japin vetes rëndësinë që nuk e kanë, në radhë të parë duke u paraqitur si përfaqësues ekskluzivë të interesave të serbëve në Mal të Zi gjë që, thjesht, nuk është ashtu”, ka thënë.

Ai ka shtuar se liderët partiakë serbë po i sakrifikojnë interesat e popullit serb në Mal të Zi.

Milo Gjukanoviq është kandidat për kryetar të Malit të Zi në zgjedhjet presidenciale që zhvillohen më 15 prill.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)