GJURIQ: PRISHTINA E DO ASOCIACIONIN SI GUASKË TË ZBRAZËT, KËTË FILM NUK DO TA SHOHIN

GJURIQ: PRISHTINA E DO ASOCIACIONIN SI GUASKË TË ZBRAZËT, KËTË FILM NUK DO TA SHOHIN

MOMENTI KUR 15-VJEÇARI PALESTINEZ VRITET ME SNAJPER [PAMJE TË RËNDA]

Drejtori i zyrës serbe për të ashtuquajturën “Kosovë dhe Metohi”, ka thënë mbrëmë se Serbia do ta përkrahë punën për krijimin e AKS, por jo në bazë të Gjykatës kushtetuese të Kosovës, i cili më herët i ka shfuqizuar 22 nga 23 elementet e krijimit të asociacionit.

“Tani donë ta formojnë “bashkësinë” i cila do të ishte guaskë e zbrazët. Këtë film nuk do ta shohin. Ne duam ASK e cila do të ketë fuqi thelbësore”, ka theksuar Gjuriq për televizionin shtetëror serb RTS, duke shtuar se “shqiptarët nuk janë të sinqertë dhe nuk e kanë ndërmend ta plotësojnë afatin prej katër muajve të cilin e ka dhënë BE”.

Gjuriq këtë afat e konsideron, siç shprehet se “bëhet fjalë për manovër politik e cila ka për qëllim që shqiptarët t’i shkarkojë ndërsa ne të na ngarkojë”, transmeton Insajderi.com.

“Gjithmonë jemi të gatshëm të punojmë në krijimin e ASK, por t’ju them të drejtën për mua kjo ngjan më tepër në truke nga stacioni i autobusëve në Prishtinë. Ata një muaj e gjysmë para samitit të BE në Sofje, për ta ndrequr imazhin e tyre, për ta larë pak veten për gjithë atë çfarë ndodhi ditët e kaluara dhe në fund t’ia hedhin Serbisë ngarkesën e zbatimit të disa marrëveshjeve të tjera, siç është Marrëveshja për energjetikë, dhe gjëra tjera të cilat ata i duan vetëm për vete, tani po përpiqen të paraqiten si palë e cila i zbaton marrëveshjet”, ka thënë Gjuriq.

Sa i përket bisedimeve me zyrtarin e Departamentit të Shtetit Matthew Palmer, Gjuriq ankohet se ishin shumë të vështira dhe kishte shumë papajtueshmëri sa i përket Kosovës.

“Pas këtyre bisedimeve, por jo edhe vetëm pas bisedimeve dhe pas këtyre ngjarjeve, ne frikësohemi se shqiptarët mund ta ndërrojnë gjendjen në terren në mënyrë që ta përmirësojnë pozitën e tyre”, ka thënë ai.

Duke komentuar deklaratën e djeshme të Albin Kurtit se prioriteti i Kosovës nuk duhet të jetë ulësja në KB por bashkimi i Mitrovicës, Gjuriq thotë:

“Për Albin Kurtin më nuk është me prioritet as që Kosova duhet të jetë anëtare e KB, por kërkon që të shfuqizohen komunat serbe”.

Ai i kritikon disa politikan në Beograd të cilët po angazhohen që Serbia ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në KB, pa marrë asgjë si shpërblim.

“Unë vërtet iu urojë, kanë bërë shumë për vendin e vet”, thotë ai./Insajderi.com.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)