Gjykata dënon publikuesin e videos ‘Xhihad kush t’i ka fry balonat’

Infektologët kosovarë apelojnë: Shteti ta shtojë kujdesin rreth coronavirusit

Një video e një gruaje në moshë me dy fëmijë që besohet të kenë qenë nipat e saj, është shpërndarë muajin e fundit duke u përdorur nga çdokush për humor.

Mirëpo, mësohet se personi cili ka publikuar këtë video në njërin nga rrjetet sociale duke bërë pastaj bujë gjithandej, ka qenë i stafit të një ‘Mobi Shopi ‘ i cili si duket se është dënuar nga Gjykata, pasi kështu ai ka shkelur privatësinë e personave në fjalë.

Lajmi për dënimin e tij është bërë i ditur nga Egzon Bunjaku, menagjer i rrjeteve sociale në njërën nga mediat.

#Info Video ‘Xhihad kush ti ka fry ballunat’ osht publiku prej Mobil Shop, rasti paska shku n’gjykate edhe e paska fitu rastin kjo familja. Kujdes kujt ja leni telefonin n’dore #shqip ‘ ka shkruar në Bunjaku.

Pas këtij publikimi filluan keq talljet me zërin e plakës dhe fëmijëve që u paraqitën në video.

Madje një remiks i kësaj videoje u bë edhe hit i diskotekave…deri aty arriti tallja.

Ndryshe mëposhtë keni edhe videon në fjalë

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)