Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi do të përballet edhe me drejtësinë e Tribunalit të Hagës.
Selimi ka thënë në “Pressing” se gjatë javës së ardhshme pritet të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
“E kanë kontaktuar avokatin tim Tomë Gashi, por ftesë nuk kam marrë me shkrim. Por patjetër që do të intervistohem, besoj gjatë javës së ardhshme, por ende nuk kam detaje. Do të jem I hapur të merrem në pyetje. Unë jam i gatshëm”, ka thënë ai, njofton GazetaBlic.com
Ditë më parë Selimi është liruar me kusht.
Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.
Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.
COMMENTS