Për kryeministrin Ramush Haradinaj po diskutohet ende në Serbi, pasi dha një intervistë për mediat e atjeshme. Analisti i njohur serb Dushan Janjiq, në një paraqitje për Happy Tv, televizion që ka intervistuar Haradinajn, para disa ditësh, ka zbuluar detaje për gjyshin e kryeministrit të Kosovës
Janjiq, në emisionin ku ka marrë pjesë edhe kreu i radikalëve Vojisllav Sheshel, ka thënë se gjyshi i Ramush Haradinajt është i varrosur në Beograd, në varrezat e myslimanëve.
“Gjyshi i tij ka vdekur në Beograd, është i varrosur në varrezat e myslimanëve afër, Beogradit të ri. Ai ka qenë i afërt me mbretërinë. Është një familje që e ka pasur vendin e saj në Mbretërinë e Jugosllavisë“, ka thënë Janjiq.
Ndërsa, Janjiq ka thënë se edhe gjyshi i tij është i varrosur në Kosovë dhe se këtë çështje e ka biseduar me Haradinaj, i cili sipas Janjiq ka dashur t’i tërheqë eshtrat e gjyshit nga Beogradi.
“Gjyshi im ka qenë oficer i xhandarmërisë dhe është i varrosur afër Manastirit të Deçanit dhe unë kam pyetur rreth procedurës se nuk e kam ditur. Ai ka dashur t’i tërheqë eshtrat e gjyshit të tij …Unë kam dashur nga ai garanci që pushteti komunal në Deçan t’i restaurojë varrezat ku është i varrosur gjyshi im, unë nuk e lëvizi gjyshin nga Kosova …rreth kësaj kemi folur“.
Por a e keni bërë, e ka pyetur gazetari analistin Janjiq.
“Nuk kemi mundur, atë (Haradinajn) e kanë burgosur dy herë, herën e fundit i ndihmoi edhe Thaçi edhe dikush tjetër që t’i japin famë për zgjedhje në Francë. Ai ka ndikuar te pushteti komunal që varrezat të restaurohen, sepse kjo është turp“.
Ndërkohë, radikali Vojisllav Sheshel është interesuar për të mësuar më shumë se ku ndodhet varri i gjyshit të Ramush Haradinajt.
E Janjiq ka thënë se Haradinaj do t’i kthejë eshtrat e gjyshit në Deçan.
“Gjyshi i Ramushit ende është në Beograd dhe mendoj se duke iu falënderuar emisioni tënd ai do të dalë ta kthejë gjyshin“, ka thënë ai.
COMMENTS