Gjyste Vulaj me poza joshëse nga San Francisko (Foto)

Gjyste Vulaj me poza joshëse nga San Francisko (Foto)

Xhensila tregon se kush e pagoi dasmën e saj

Këngëtarja Gjyste Vulaj vazhdon të jetë e pëlqyer nga fansat për muzikën e saj.

Ajo është gjithashtu mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Së fundmi, këngëtarja së bashku me familjen e saj ka shijuar disa ditë të mira pushimi në San Francisko.

Në disa imazhe që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Vulaj shfaqet mjaft atraktive dhe joshëse në disa prej pozave.

Ajo ka pozuar para urës së famshme “Golden Gate”, gjersa dukej mjaft me stil, veshur me pallto me pupla dhe xhinse të ngushta.

Përkundër viteve që kalojnë, ajo vazhdon të mbetet e bukur dhe në top formë. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)