Goditet një fëmijë nga skuteri elektrik në Lipjan, kërkohet ndalimi i tyre

Goditet një fëmijë nga skuteri elektrik në Lipjan, kërkohet ndalimi i tyre

Largohet një tjetër futbollist nga Arbëria, ai i’a bën “mpuq” klubit lipjanas

Megjithëse e kanë lehtësuar transportin e disa bizneseve, skuterët elektrikë kanë shënuar një rritje të aksidenteve të cilat sipas kuvendares nuk janë të lehta, transmeton Ulpianapress.

Skuterët si dhe trotinetët elektrikë çdo ditë e më shumë po e zëvendësojnë transportin rrugor, e po ashtu ecjen në këmbë. Praktik e miqësor me ambientin po, por janë shëndrru në rrezik për qytetatrët. Kështu të paktën thot kuvendarja e PDK-së së Lipjanit, Lumturije Bytyqi-Hasani.

Ajo ka kërkua nga qeverisja Ahmeti që të ndalohet frekuentimi i tyre në shesh dhe në hapsirat ku frekuetojnë fëmijët.

“Sot në sheshin ‘Adem Jashari’ në Lipjan një fëmijë është goditur me skuter të cilët shërbejnë ushqime me porosi.
Rrezikun që paraqesin këta skuterë dhe trotinetët elektrik nëpër sheshin e Lipjanit, e kam ngritë në mbledhjen e fundit të kuvendit ku kam kërkuar nga ekzekutivi komunal që të marrë masa dhe të ndalojë frekuentimin e tyre në shesh dhe në hapsirat ku frekuetojnë fëmijët”, ka shënuar ajo.

Ajo tutje ka vazhduar duke hedhur akuza ndaj qeverisjes lokale se ende nuk kanë vepruar asgjë në këtë drejtim.

“Fatkeqsisht edhe sot e asaj dite nuk kemi hapa konkret nga ana e Komunës dhe si rezultat kemi këto pasoja.
Femijut i uroj shërim të shpejtë dhe uroj që Komuna të reflektoj duke intervenuar urgjentisht në masa që sheshi ’Adem Jashari’ të konsiderohet hapsirë e sigurtë për qytetarët, veçanërisht për fëmijët.”, përfundon shënimi kuvendarja Hasani./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)