GODITET RRJETI QË ÇONTE KOSOVARË NË FRANCË – PËRFITONIN DERI NË 600 MIJË EURO

GODITET RRJETI QË ÇONTE KOSOVARË NË FRANCË – PËRFITONIN DERI NË 600 MIJË EURO

OLLURI: POLITIKANËT DHE BIZNESMENËT ANGAZHOJNË BANDITËT E TYRE QË TË SULMOJNË GAZETARËT

Një zinxhir i emigracionit të paligjshëm, që ka transportuar 2500 deri në 3,000 shtetas shqiptarë dhe kosovarë në Francë që nga viti i kaluar, është çmontuar dhe nëntë persona janë akuzuar.

14 persona u arrestuan në mars dhe këtë javë në Seine-et-Marne, Seine-Saint-Denis, Haute-Marne, si dhe Reims, Strasburg dhe Metz, dhe nëntë prej tyre, duke përfshirë edhe katër organizatorët e rrjetit, janë paditur, shkruajnë mediat franceze.

Aktakuzat kanë të bëjnë me “hyrjen e paautorizuar apo qëndrimit të paligjshëm të të huajit në territorin francez nga një bandë e organizuar,” tha për AFP Frederic Nahon, prokurori i Chaumont (Haute-Marne), duke deklaruar se tre persona ishin burgosur.

“Autobusët largoheshin nga Shqipëria, duke kaluar nëpër vende të ndryshme dhe duke ardhur deri në Francë, duke bërë depozita në vende të tjera si Italia, Gjermania dhe Belgjika”, tha ai.

Pasagjerët kosovarë ose shqiptarë u lanë në Francë kryesisht në Metz dhe Strasburg, me një mesatare prej katër autobusësh në javë. Njerëzit gjithashtu arritën në Francë me aeroplan, në Roissy ose Beauvais në veçanti.

Shqiptarët paguanin rreth 200 euro për të shkuar në Francë, çka i ka sjellë rrjetin rreth 600 mijë euro fitime.

Për këtë shumë shtohen “kujdesi dhe mbështetja (e cila mund të vlerësohet nga 600 euro në 2000 euro” për person, shtoi ai.

“Këta njerëz përfituan fillimisht nga asistenca për strehim dhe potencialisht ndihmoheshin me aplikimet e tyre për azil”, tha Lajarrige, duke shtuar se “dokumentet që mbështesin aplikimet për azil “u kapën në dy autobusë të përgjuar të hënën dhe të mërkurën në Metz dhe në Strasburg”./Ora News/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)