GODITJA ‘VDEKJEPRURËSE’ QË MORI BRITANIKU OVEREEM

GODITJA ‘VDEKJEPRURËSE’ QË MORI BRITANIKU OVEREEM

Chelsea përball Unitedit në finale të FA Cup

Eddie Alvarez rikthehet protagonist në artet marciale mikse, duke fituar në UFC-218 duelin ndaj Justin Gaethje me “KO teknik” në raundin e tretë, sfidë e vlefshme për peshën e lehtë, aty ku ai ka qenë mbret deri një vit më parë. Një përballje e fortë, një “luftë” e vërtetë mes dy sportistëve, që dueluan fort, pa kursyer asgjë, për të triumfuar në këtë sfidë të zhvilluar në Detroit. Për Alvarez kjo ishte fitorja e 29-të në karrierë (ka edhe 5 humbje), ndërsa për Gaethje kjo ishte humbja e parë në artet marciale mikse, dështim që erdhi pas 18 fitoresh radhazi.

Edhe pse konsiderohej si favorit, Gaethje zhgënjeu në këtë përballje gladiatorësh, me Alvarez që bëhet personi i parë që ndal një kampion të pamposhtur. Falë këtij triumfi, Alvarez mund të marrë nga UFC-ja një tjetër shans për të dueluar për titull vitin tjetër, për të rimarrë titullin e humbur ndaj McGregor një vit më parë. Ndërsa Gaethje bën një hap në këtë rrugëtim edhe pse nga UFC-ja konsiderohet si një kandidat i fortë për titullin kampion.

Francis Ngannou ishte që mahniti në eventin e UFC-218 ishte kamerunasi Francis Ngannou, 31 vjeç, që mposhti Alistair Overeem me një goditje të fortë në kokë, duke e lënë thuajse pa ndjenja rivalin. Kjo ishte një përballje mes dy sportistësh që dallohen për dhunën e tyre në kafaz, por ai që triumfoi në këtë sfidë ishte Ngannou, që e mundi rivalin që në raundin e parë, pas një të majtë të fortë, që e hodhi në tapet Overeem dhe detyroi gjyqtarin të ndalë sfidën pas 100 sekondash. Kjo ishte fitorja e 11-të në karrierë për Ngannou (ka vetëm një humbje), ndërsa për Overrem kjo ishte humbja e 16-të në karrierë, ku numëron edhe 43 fitore.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)