Është grabitur sot rreth orës 18:00 filiali i Postës dhe Telekomit të Kosovës në lagjën “Tre Sheshirat” në Prishtinë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, teksa zyrtarë të policisë thanë se janë duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Xhorxh Bush ka ndodhur plaçkitja. Policia ka marrë informatën dhe njësitet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Insajderin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.
Dëshimtarë nga vendi i ngjarjes thonë se grabitja ka ndodhur në mënyrë të armatosur.
Sipas dëshmitarëve, në këtë filial të PTK-së tek “Tre Sheshirat” janë grabitur rreth 450 euro. /Insajderi.com
COMMENTS