Persona të panjohur kanë shkruar grafitë në shkollën serbe në Lipjan ‘Braca Aksic’.
Në këto grafite është shkruar ‘UÇK’, siç raporton programi i RTK-së në gjuhën serbe, transmeton Indeksonline.
Ndaj grafiteve ka reaguar drejtori i shkollës, Bratislav Djedoviç, sipas të cilit, këto grafike i kanë shkruar disa nxënës shqiptar.
Po ashtu nuk ka vonuar edhe reagimi i drejtorit të zyrës së ashtuquajtur “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, MarkoGjuriq.
Gjuriq, ka kërkuar nga Prishtina ‘të ndalë provokimet’, duke i bërë thirrje ndërkombëtarëve të marrin masa menjëherë që të mos bëhen provokime që destabilizojnë regjionin.
COMMENTS