Grande: Muzika më shpëtoi jetën

Grande: Muzika më shpëtoi jetën

Këngëtarja që falë 5 vakte dhe del komplet cullak(FOTO)

Ariana Grande po përgatitet për turneun e saj “Sweetener”, që do nisë me 18 mars. Por përpara se të performojë në stadiume, ylli i muzikës pop mori pak kohë për të falënderuar fansat për gjithë mbështetjen që i dhanë gjatë vitit tepër emocional që kaloi.

Në një postim në Instagram këngëtarja shprehu mirënjohjen për miqtë, familjen dhe fansat, të cilët i qëndruan pranë gjatë periudhave të vështira që kaloi.

“Unë vetëm dua të them se sa mirënjohëse jam për jetën time, për njerëzit që më rrethojnë, për ngritjet dhe sfidat, për të qeshurat dhe dhimbjet. Unë nuk mund të kuptoj me të vërtetë gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve të fundit. Unë nuk e di edhe se ku po shkoj me këtë post, por jam mirënjohëse që jam ende këtu”, ka shkruar Grande.

Këngëtarja u përball me shumë sfida të vështira kohët e fundit. Asaj iu desh një kohë e gjatë për të kaluar traumat që përjetoi nga sulmi terrorist në Manchester Arena në maj të vitit 2017, ku mbetën të vrarë shumë fansa të saj. Gjithashtu Grande i dha fund fejesës së shkurtër me komedianin Pete Davidson, pas vdekjes së ish-të dashurit të saj, reperit Mac Miller./oranews

#

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)