Sot, në një atmosferë të jashtëzakonshme, zhvilluam takim me gratë e Bujanit dhe Bregut të Zi, në prani të Sekretares së Përgjithshme të PDK-së dhe Deputetes së Kuvendit, Vlora Çitaku.
Takimi tregoi qartë se mbështetja e grave për vizionin tonë është masive – mbi 80% e pjesëmarrëseve u rreshtuan fuqishëm pas projektit tonë politik për Lipjanin. Energjia, entuziazmi dhe besimi i tyre u shndërruan në garanci për fitoren e radhës.
PDK ka vizion të qartë, gratë në qendër të zhvillimit të komunës. Përmes politikave tona do të krijohen më shumë mundësi për punësim e ndërmarrësi, arsimim e trajnim për vajzat e reja, dhe përfshirje të grave në proceset vendimmarrëse.
Gratë e Bujanit dhe Bregut të Zi po dëshmojnë se Lipjani i së ardhmes do të ndërtohet mbi fuqinë, guximin dhe kontributin e tyre. Ky është një mesazh i qartë: rruga drejt mandatit të ri po hapet me përkrahjen masive të grave.
COMMENTS