GREVA E KIRURGËVE, U BASHKOHEN EDHE ATA TË NJË SPITALI TJETËR RAJONAL

GREVA E KIRURGËVE, U BASHKOHEN EDHE ATA TË NJË SPITALI TJETËR RAJONAL

“Kam therur dikë për vdekje kur isha adoleshent”

Kolegjiumi i Kirurgjisë në Spitalin Rajonal Ferizaj në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim unanim që t’i bashkëngjitet grevës së kirurgëve të filluar në QKUK dhe të kirurgëve të spitaleve rajonale.

Kirurgët kërkojnë rritjen e pagës, ndërsa greva fillon nga e marta.

“Greva ka të vetmen kërkesë rritjen e koeficientit të pagës për kirurgët dhe konform kësaj rritjen e pagës. Përkrahim në tërësi kërkesat e Kolegjiumit të Kirurgëve të QKU-së”, thuhet në një njoftim për media nga Kirurgjia e Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Sipas këtij njoftimi, gjatë grevës do të ndërpriten operacionet selektive, kurse shërbimet nuk ndërpriten për raste urgjente./telegraf/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)