Forumi i Gruas së LDK-së në Lipjan, sot ka mbajtur debat bashkëbisedues me gratë dhe vajzat e shumta të Komunës së Lipjanit . Në këtë debat u diskutuan tema të ndryshme gjithëpërfshirëse që burojnë nga preokupimet e gruas në Komunën e Lipjanit dhe mundësia e zgjedhjes së këtyre preokupimeve, duke u ndalur në theks të veçantë tek tematikat për Fuqizimin e Gruas dhe të drejtat e tyre në vendim-marrje, për të vazhduar më pastaj diskutimin për Gruan në Politik dhe Gruan në Biznes.
Nga ky takim kryetarja e Forumit të Gruas Anila Reçica-Llugiqi duke i falënderuar të gjitha grat pjesëmarrëse në këtë takim, është zotuar se Forumi i Gruas së LDK-s në Lipjan do të jetë adresa kryesore e mbrojtjes së gruas në Lipjan.
Ndërsa ka shtuar se në qeverisjen e ardhshme të kryetarit Ahmeti, ndër prioritetet kryesore do te jete edhe Fuqizimi i Gruas.
Kurse Kryetari Ahmeti ka premtuar se Gruaja në komunen e Lipjanit, do të ketë një trajtim krejtësisht më ndryshe dhe më pozitiv se sa që kishte deri tani, përmes zhvillimit të politikave Institucionale lokale që do të zhvilloj në mandatin e tij të dytë.
Ndërsa ka falënderuar gjtha gratë, nënat dhe vajzat lipjanase për prezencen e tyre aq masovike.
COMMENTS