Gruas së Rugovës i garantohen 1 mijë euro, veturë dhe shofer

Gruas së Rugovës i garantohen 1 mijë euro, veturë dhe shofer

Lumenjtë në Europë, të mbushur me kokainë

Familja e presidentit historik, Ibrahim Rugova, nga ky muaj do të marrë nga shteti të hyra prej 1 mijë euro, një veturë dhe shofer, përcjell Buletini Ekonomik. Kështu shkruan në një propozim-vendim të kryeministrit Haradinaj, i cili pritet të miratohet sot në mbledhjen e Qeverisë.

Buletini Ekonomik ka siguruar të gjitha pikat që do të dalin për votim në mbledhjen e Qeverisë, në mesin e të cilave ndodhet edhe ky vendim për familjen Rugova.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit që znj. Fana Rugova, bashkëshorte e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, t’i lejohet transfer i mjeteve financiare në muaj në vlerë prej 1 mijë euro neto, automjet dhe një drejtues automjeti”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)