Grupi i gjakut përcakton pothuajse gjithçka rreth partnerit tuaj të jetës

Grupi i gjakut përcakton pothuajse gjithçka rreth partnerit tuaj të jetës

Recetë shtëpiake për shërimin e buzëve të thara

Katër grupet e gjakut – A, B, AB dhe O – mund të flasin shumë për një individ.
Në disa vende është e diçka e përhapur që njerëzit ta përcaktojnë personalitetin e dikujt. Siç besohet në Japoni, personat me grupin A të gjakut janë të ndjeshëm, perfeksionistë dhe lojtarë të mirë ekipor, por për së tepërmi anksioz.

Personat të cilët kanë grupin O të gjakut janë kureshtarë dhe bujar, por edhe kokëfortë, personat me grupin AB janë misterioz dhe të paparashikueshëm, ndërsa ata me grupin B të gëzuar por edhe ekscentrik, individualistë dhe egoist.

Grupi O

Nëse grupi juaj i gjakut është O, atëherë duhet ta dini se u përkisni njerëzve që janë shumë të shoqërueshëm, gjithmonë të rrethuar nga shoqëria, të komunikueshëm dhe pa komplekse. Jeni krijues dhe ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes.

Dalloheni për përshtypjen e mirë që krijoni në takimet e para dhe nëse jeni femër, atëherë burrat ju konsiderojnë shumë tërheqëse, pavarësisht se nuk bëni pjesë në standardet klasike të bukurisë. Nga ana tjetër, jeni mjaft të organizuar dhe kokëfortë për të arritur çdo herë aty ku keni synuar. Jeni një lider i lindur.

Në dashuri përshtateni me grupet O ose AB.
Përsa i përket karrierës, politika, marrëdhëniet publike apo sporti janë fushat më të përshtatshme.

Grupi A

Nëse grupi juaj i gjakut është A, ka mundësi të jeni një tip i qetë dhe sipërfaqësor, por në fakt jeni plot me ankthe dhe shqetësime. Jeni introvert, me një mendje logjike. Jeni një person serioz, i cili mban premtimet dhe punon me ndershmëri.

Pavarësisht se nuk ju pëlqen të flisni për veten, jeni të gatshëm të dëgjoni problemet e të tjerëve. Jeni tipa romantikë dhe shpeshherë gjeni strehë në një botë virtuale kur realiteti ju mërzit.

Në dashuri përshtateni me grupet A ose AB.
Në karrierë jeni shumë të përshtatshëm si natyra dhe punët që kanë lidhje me shifrat ose librat, në përgjithësi.

Grupi B

Femrat që i përkasin këtij grupi janë shumë ambicioze dhe nuk heqin dorë asnjëherë nga ajo që duan. Janë ekstroverte, pushtuese dhe gëzojnë një intuitë të jashtëzakonshme për t’i ‘lexuar’ të tjerët që me shikimin e parë. Janë gjithashtu psikologe të lindura.

Nëse i përkisni këtij grupi gjaku, jeni krejt të fiksuar, aq sa arrini t’i bëni nervozë të tjerët. Jeni optimistë, e/i fortë, por pika juaj e dobët mbetet impulsiviteti.

Në dashuri përshtateni me grupet A ose AB.
Në karrierë, të përshtatshme për ju janë fushat që kërkojnë një dozë kreativiteti: kuzhinier, grimer, floktar apo gazetar.

Grupi AB

Nëse i përkisni grupit të gjakut AB, atëherë mundet të keni një personalitet të dyfishtë, i cili përmbledh karakteristikat e grupeve A dhe B. Ndonjëherë jeni të strukur, herë të tjera më të guximshëm, nganjëherë të kompleksuar, herë të tjera më të sigurt në vetvete. Zakonisht, personaliteti juaj del në sipërfaqe me apo pa dëshirën tuaj.

Nuk ju pëlqejnë etiketimet, uniformat dhe shkoni shumë mirë me të tjerët. Personat me këtë grup gjaku janë të besueshëm dhe parapëlqejnë t’i ndihmojnë të tjerët. Kanë durim, janë inteligjentë dhe të fokusuar në planet e tyre.

Në dashuri përshtateni me çdo grup gjaku tjetër.
Në karrierë, mund të jeni mësues dhe të punoni në fushën e shitjeve, asistent social ose avokat.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)