Një grup i qytetarëve të Lipjanit ka bërë thirrje që të dielen me 17 shkurt duke filluar nga ora 13:30 në sheshin “Adem Jashari”, t’i bashkohen një tubimi kundër ndarjes së Republikës së Kosovës.
Komunikata e plotë:
“Kosova Atdheu Ynë
Grupi i qytetarëve të Lipjanit Thërret për pjesëmarrje në tubimin që
do të mbahet të dielën me datën 17/2/2019, duke filluar nga ora
13:00, në sheshin “Adem Jashari”, në mbrojtje të tërësisë territoriale
të Republikës së Kosovës, shtet i shpallur më 17/2/2008 nga Kuvendi i Kosovës.
Të ngrehim zërin qytetar kundër ndarjes së Republikës së Kosovës.
Këshilli organizativ
Grupi qytetarë nga Lipjani”, thuhet në komunikatën e këtij grupi dërguar Ulpianapress-it.
COMMENTS