Guardiola me deklaratë të madhe për ndeshjen e kthimit me Liverpoolin

Guardiola me deklaratë të madhe për ndeshjen e kthimit me Liverpoolin

Përkujtoi mikun e tij, heroi i Kroacisë paralajmërohet nga FIFA

Pep Guardiola është shfaqur në konferencë për shtyp për t’u deklaruar për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Manchester City, befasoi të gjithë duke u mposhtur 3:0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Liverpoolit në ‘Anfield Road’.

Trajneri spanjoll, premton se skuadra e tij do të bëjë gjithçka, pavarësisht ecurisë së ndeshjes.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë – të përpiqemi të sulmojmë, t’i ndërpresim kundërsulmet. Ne treguam edhe në ndeshjen e fundit që jemi në gjendje të krijojmë shumë shanse, madje në pak minuta”, ka deklaruar Guardiola.

“Nëse ne pranojmë gol, nuk do të dorëzohemi. Ne e kemi dëshmuar disa herë, që mund të krijojmë shanse në një periudhë të shkurtër”.

“Unë nuk mendoj se duhet të flasim shumë për motivimin. Mënyra se si ata luajtën gjatë gjithë sezonit tregoi se çfarë ata duan të bëjnë. Skuadra ime është e jashtëzakonshme, skuadra ime nuk krahasohet me shumë të tjera, është në top””.

“Pavarësisht se çfarë ndodhë deri në fund të sezonit, është kënaqësi të jesh pjesë e këtij ekipi”./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)