Pep Guardiola ka folur për transferimin e Philippe Coutinhos te Barcelona.
Braziliani nga momenti në moment pritet të zyrtarizohet si lojtar i Barcelonës, për të cilin kjo skuadër i ka paguar Liverpoolit 160 milionë euro.
Për këtë transferim, është pyetur edhe Pep Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes së FA Cup që City e fitoi 4:1 ndaj Burnleyt.
“Sa e di unë, ai është lojtar i Liverpoolit”, është përgjigjur fillimisht Guardiola.
“Nëse flasim për cilësi, Coutinho është i jashtëzakonshëm”./Lajmi.net/
COMMENTS