Me vetëm një ndeshje larg për të fituar titullin e Premier Ligës me Manchester Cityn trajneri spanjoll, Pep Guardiola thotë se tashmë mendjen e ka në Ligën e Kampionëve.
Fitorja e ekipit të tij në xhiron e ardhshme kundër Manchester Unitedit do t’i siguronte edhe matematikisht titullin skuadrës së Guardiolës, megjithatë ai thotë se tashmë është i përqendruar te sfida ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, transmeton koha.net.
“E pranoj se kurrë për ta fituar titullin, edhe një fitore, larg. Por, nëse nuk fitojmë ndaj Unitedit do të kemi edhe 6 mundësi të tjera. Jemi të lumtur për paraqitjet e këtij sezoni. I kuptoj njerëzit që mendojnë për ndeshjen e radhës në ligë, por unë e kam mendjen diku tjetër, te sfida ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve”, është shprehur Guardiola.
Ai më tutje ka shtuar, “kemi dy sfida të rëndësishme ndaj Liverpoolit dhe duhet të jemi të kujdesshëm, duke administruar edhe forcat. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, për të fituar kudo”.
COMMENTS