Hahn: Liria e medias, shqetësim kryesor i KE-së

Hahn: Liria e medias, shqetësim kryesor i KE-së

Kryetari Ismajli ju dëshiron mirëseardhje bashkatdhetarëve (Foto)

Shqipëria është zgjedhur për të zhvilluar sot në Tiranë, Konferencën e BE – Ballkani Perëndimor në Ditën Ndërkombëtare të Medias.

Kryeministri Rama në fjalën e tij citoi komisionerin Johannes Hahn, duke thënë se, “Liria e shprehjes është një e drejtë themelore e BE dhe si e tillë një gur themeli në procesin e zgjerimit”.

Sot, u shpreh Rama, “është fakt që Freedom House, reporterët pa kufij, KE në raportet e tyre për mediat dalin në përfundimin se mediat në rajonin tonë, flasin për media pjesërisht të lira”.

Kryeministri theksoi se është i vërtetë që roli i RTSH dhe AMA-s ka qenë shpesh në qendër të kritikave për mungesë profesionalizmi dhe për këtë ka nisur një proces reformimi.

Por, u shpreh Kryeministri, është e qartë për të gjithë që ligjet e mira janë njëra anë, çështja e zbatimit të ligjit mbetet një sfidë e hapur në të gjithë rajonin dhe patjetër dhe në Shqipëri.

“Nuk nevojiten vetëm ligje të reja, por një përpjekje tërësore shoqërore në raport me vetëdijen që lidhet me vlerat dhe parimet e familjes evropiane, ku ne po përpiqemi të bëhemi pjesë me të drejta të plota. Liria e shprehjes është një e drejtë themelore dhe është arma më e fortë që kemi në dorë për të luftuar padrejtësitë përfshirë dhe korrupsionin dhe shfaqjet e tjera negative në funksion të integrimit të plotë në BE. Por si një armë për të mbrojtur vlerat dhe parimet e lirisë dhe demokracisë e familjes evropiane , ajo nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë, vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar gjithë mekanizmi i funksionit të saj”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se, “është e pamohueshme që sot kemi një problem të rëndësishëm që është pjesë e një procesi tërësor transformimi që nuk e sjellin thjesht ligjet, por e sjell transformimi i brendshëm në tërësi, që ka të bëjë në rastin tonë me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes dhe shfrenimin e licencës për të ushtruar aktivitet në këtë fushë kaq jetike dhe delikate, si licencë për gjueti për qëllime që nuk thuhen, por që janë shtysa kryesore për të drejtën e kësaj licence”.

Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn u shpreh se, një problematikë që shqetëson Komisionin Evropian është liria e medias. Raportimi i pavarur dhe i lirë është kyç.

Hahn tha se, kushtet e raportimit të lirë janë përkeqësuar në mënyrë dramatike në të gjithë globin.

Por, theksoi ai, “gjithashtu paralelisht kërkohet dhe një cilësi e mirë raportimi, në mënyrë të paanshme. Raportimi i paanshëm është mjaft i rëndësishëm për një shoqëri. Duke shmangur sulmet personale. Është më e lehtë për ne për të mbrojtur një gazetari më profesionale”.

“Gazetaria ndodh në mes të shoqërisë. Ndodh në një mjedis, politik, ekonomik dhe shoqëror. Liria e medias nuk mund të shihet si një faktor i veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Duhet të shohim një sërë çështjesh si pronësia, situata ekonomike, apo ndryshimet dramatike në fushën e medias tradicionale, që është fenomen global”, tha Hahn.

Ai u shpreh se, KE inkurajon diskutimet që i hedhin sytë drejt të ardhmes dhe rezultateve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)