Hahn nënshkruan: BE-ja ndihmon Serbinë me 97 milionë euro

Hahn nënshkruan: BE-ja ndihmon Serbinë me 97 milionë euro

Isa Mustafa jep shenjat e para se LDK-ja do të bëhet pjesë e dialogut, thërret për bashkim kundër Serbisë

Ministrja e Integrimit Evropian të Serbisë, Jadranka Joksimoviq, dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, nënshkruan sot në Bruksel një pjesë të Instrumentit të Ndihmës së Paranëtarësimit për 2017 në vlerë prej mbi 97 milionë euro.

Paratë do të përdoren në fushën e energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe për pjesëmarrjen në programet e BE-së (cosme, horizont 2020, erasmus +), bën të ditur Joksimoviq dhe Hahn, raportojnë mediat në Serbi.

Hahn pas nënshkrimit të kësaj ujdie në vlerë prej mbi 97 milionë eurosh, theksoi se BE-ja edhe njëherë tregoi se mbështet fuqishëm lëvizjen e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkim.

Kjo pjesë e ndihmës së BE-së para anëtarësimit të Serbisë do të përdoret pjesërisht për forcimin e sektorit të energjisë në Serbi dhe pjesërisht për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve përmes mbrojtjes së mjedisit.

Ndryshe, BE-ja ishte kritikuar ashpër nga Kosova për shkak të qasjes selektive. BE-ja ua kumtoi para disa ditës kosovarëve lajmin e hidhur se nuk ka liberalizim vizash.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)