Hajdar Beqaj: Deputetët e PDK-së do të përkrahin rezolutën për dialogun

Hajdar Beqaj: Deputetët e PDK-së do të përkrahin rezolutën për dialogun

48 orë pas zyrtarizimit, Tasholli nis takimet me qytetarët

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj tha se deputetët e kësaj partie e përkrahin rezolutën e PSD-së e cila kërkon përfshirje të opozitës në negociatat me Serbinë.

Sipas tij, secili deputet do ta jep qëndrimin e vet gjatë seancës se jashtëzakonshme.

Ai po ashtu tregoi dhe arsyen e vonesës së kësaj seance duke e arsyetuar me mungesën e deputetes Mexhide Mjeku- Topalli.

“Nuk ishin deputetët, Mexhide Mjeku Topalli ka pasur rast të vdekjes dhe kjo ka qenë arsyeja. E kemi një projekt rezolutë dihe do të shqyrtohet nga të gjithë deputetët. Jemi parti institucionale dhe jo bllokuese. Ne si parlament duhet me qenë në krye të detyrës dhe të kryejmë detyrat tona. Mund të ketë qëndrime të ndryshme por nga kjo seancë do të ketë rezolutë. Do të mbeten hapësira boshe edhe për opozitën dhe shoqërinë civile. Tash do ta kemi një ekip më të fortë shtetërorë. Jemi duke e shqyrtuar dhe qëndrimet tona do t’i japim në seancë plenare. PDK e përkrah këtë rezolutë”, ka thënë Beqaj. /Telegafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)