Hajrullahu, “Në Janjevë do të organizojmë panairin për promovimin e prodhimeve bujqësore dhe artizanateve tona”

Hajrullahu, “Në Janjevë do të organizojmë panairin për promovimin e prodhimeve bujqësore dhe artizanateve tona”

Shkon në 6 numri i të vdekurve në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë

Mbrëmë qytetarët e Janjevës të entuziazmuar në orët e vona kanë pritur kandidatin për kryetar të komunës së Lipjanit Ismet Hajrulkahu për të shpalosur programin elektoral për qeverisjen e ardhëshme katër vjeqare.

Hajrullahu është shprehur se për ne dhe PDK-në, Janjeva është e një rëndësie të veçantë përshkak të traditës, historisë dhe kulturës së saj, andaj ne, nuk e bëmë rastësisht hapjen e fushatës këtu dhe prapë po e mbyllim fushatën me tubime publike po në Janjevë. Prandaj ,qytetarët e Janjevës kanë vend meritor ne përspektiven zhvillimore, dhe qytetarëve të saj do tua kthejmë dinjitetin historik, vlerat e saja tradicionale kulturore, zhvillimin e hovshëm ekonmik që kishte dekada më parë, organizimi i aktiviteteve të vogla biznesore e artizanale të njohura në tërë Kosovën. Do ta funksionalizojmë Shtëpinë Muze, të At Shtjefën Gjecovit për të prezantuar eksponatet me vlerë të familjes së Gjecovit dhe zonës në tërsi. Janjeva do ti prijë zhvillimit ekonomik të komunës së Lipjanit,përmes zhvillimit të bizneseve të vogla ekonomike familjare. Janjevës do ti krijojmë dalje për në regjionin e anamoravës përmes ndërtimit të rrugës Janjevë- Brus e që do të lidhet me komunën e Gjilanit, është shprehur Hajrullahu.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)