Halil Matoshi shkruan mesazh prekës, pasi mori lajmin për vdekjen e Fadil Vokrrit

Halil Matoshi shkruan mesazh prekës, pasi mori lajmin për vdekjen e Fadil Vokrrit

“TIGRAT” mesazh të fuqishëm para ndeshjes KF Ulpiana-Bashkimi GJ

Vdekja e papritur e Kryetarit Fadil Vokrri, i ka prekur të gjithë

E një nga ata i cili ka reaguar menjëherë është edhe Halil Matosh.

Ja postimi i plotë i Matoshit:

“Fadil Vokrri, Fadil Vokrri, Fadil Vokrri👏

…e mban mend Fadil kur para ndeshjës kualifikuese me Teteksin e Tetovës, së bashku me mijëra tifozë hymë në fushë plot ekzaltim dhe me thoj e hoqëm borën nga stadiumi i Prishtinës, se druanim mos nuk po niste beteja!?
…po brohorimat “Eho, eho…” të cilat na i inkriminuen e për të cilat na arrestonin forcat pushtuese i mbanë mend???
Dhe brohorimat e atyne 30 mijë shpirtnave t’çuem peshë p’ej depërtimeve tua drejt portës kundërshtare?
Po po Fadil… secila fije bari ne atë stadium, që ishte arenë e ftyrës dhe krenarisë sonë âsht e ujitun me djersën tande dhe mban mend hapin tënd, hovin dhe hezin tand titanik…
Fadil Vokrri, ti je fitues i përjetshëm, paçka që këtë të fundit me kohën, e humbe e të cilen të gjithë ne, beftë do ta humbim…
Ishim të një brezi, maturantë të ‘81-tës, demostrues për të drejta, për Republikë… 🇽🇰Ishim bashkëautorë të një manifesti identitar, të mohuar, kur, dojshin me na lanë me gishta n’gojë, të përbuzur, qytetarë të rendit të dytë në kombin etnik…
Fadil, ti ike herët dhe na mërzite fort bre burrë i dheut…
Por Fadil, ti e përmbushe misionin, hyre legjendë në historinë e këtij kombi dhe dole i tillë, legjendë!
Ti me po at hezin e dikurshëm djaloshar e ndihmove Kosovën 🇽🇰 me u bâ anëtare e UEFA-s dhe dole faqebardhë nga beteja e fundit: Jeta!
Ti i vune themelet e një kombëtarje të re, 🇽🇰 që pasunon arkitekturën e kombeve në garat ndërkombëtare të futbollit.
Me vdekjen tande vdiq epoka e ngritjës dhe kryengritjëd së brezit tonë…
Dhe, ishte kryengritja e ’90-ave me Brahim Rugovën dhe UÇK-në që e vulosën idenë e
madhe të shqiptarizmës: Shtetin sovran kosovar🇽🇰!
Dhe ne e pâmë tek u bâ Kosova jonë!🇽🇰
Jemi brez me fat Fadil…❤️

Fadil, prehu i qetë vëlla, në tokën e Nânës Kosovë.🇽🇰

Bravo të qoftë!
Falemnderit, tre herë falemnderit Fadil Vokrri!”, ka shkruar Matoshi në Facebook./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)