Kryetarja në detyrë e PDK-së në Lipjan, Selvije Halimi, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka uruar gjithë shqiptarët, duke kujtuar se për këtë ditë u sakrifikuan shumë gjenerata që vendi të ketë institucionet e veta.
PDK e Lipjanit në një postim në Facebook në emër të Halimit, të cilin e ka shoqëruar edhe me një fotografi të Flamurit Kombëtar, ka shkruar se kjo festë duhet gjithnjë të na bëjë krenar, ne dhe familjet tona dhe me dashuri të kultivojmë dhe ruajmë këto vlera ndër breza.
‘’Të nderuara familje të dëshmorëve,martirëve, invalidë, veteranë,si dhe qytetarë të komunës sonë e me gjërë, Ju që me sakrificë , gjak e dashuri lartësuat me krenari flamurin tonë mbarëkombëtar kuq e zi ,gëzuar 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit.Uroj që kjo festë gjithnjë të na bëjë krenar, ne dhe familjet tona dhe me dashuri të kultivojmë dhe ruajmë këto vlera ndër breza.
Gëzur për shumë vite!’’, ka shkruar PDK e Lipjanit./Ulpianapress/
COMMENTS