Hallaqi i Madh dhe Kroishta dërgojnë sinjale të mira për LDK-në (Foto)

Hallaqi i Madh dhe Kroishta dërgojnë sinjale të mira për LDK-në (Foto)

Ahmeti inspekton punimet në shkollën e Rubofcit (Foto)

Tubimet e LDK-së në Hallaq të Madh dhe Kroishtë, të mbajtura me pjesëmarrje të madhe të mbështetësve të këtij subjekti, janë sinjale se LDK në zgjedhjet e tetorit edhe në këto dy lokalitete i ka punët mirë.

Duke iu drejtuar banorëve të Hallaqit të Madh, kanidati i LDK-së Imri Ahmeti, tha se qeverisja e tij ka pasur vetëm dy vite mandat, sepse dy vitet e para, ka qenë i detyruar të paguajë borxhe të trashëguara nga qeverisja e mëhershme.

“ Kjo më ka pamundësuar realizimin e tërësishëm të projekteve të parapara.” është shprehur kryetari Ahmeti, duke shtuar se fshati që dha dëshmorin Arsim Zeqiri, shumë shpejt në mandatin e tij të dytë do ketë të ndërtuar përmendoren e tij. Derisa ka folur për projektet që e presin Hallaqin e Madh, Ahmeti ka premtuar para banorëve se fshati i tyre ddo të jetë i trajtuar barabartë me fshatrat e tjera, ku, sipas tij, do të investohet në projekte infrastrukturale, asfaltim të gjitha rrugicave dhe ndriçim publik e trotuare në çdo lagje.

Image may contain: 2 people, crowd

Ndërsa në Kroishtë , Ahmeti ka porositur banorët , që të mos lejojnë që ata e as fshati i tyre, të jetë më peng i interesave të dy apo tre individëve, për të cilët Ahmeti tha se primare kanë pasur dhe kanë interesat e tyre përsonale.

“Ju siguroj se në dy vjeçarin e parë do ti asfaltojmë të gjitha rrugicat e fshatit.Do të ndërtojmë edhe trotuarin me ndriçim publik. Gjithashtu do të rregullojmë edhe rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit dhe do të investojmë në projekte të tjeta të cilat janë kërkesa nga vetë ju.” , iu ka premtuar kroishtasve Ahmeti, për të shtuar tutje se në zgjedhjet e tetorit, qytetarët lipjanas dhe ata të Kroishtës kanë dy zgjedhje. “E para është numri 47 dhe puna. Kurse zgjedhja e dytë është shpërndarja e votës në parti të ndryshëme, parti këto që janë të njejta dhe që pas përfundimit të zgjedhjeve të gjitha bëhen do të bëhen bashkë. Prandaj, me 22 Tetor të votohët numri 47 dhe të votohet për punë e prosporitet”, ka thënë Ahmeti./Ulpianapress/

Image may contain: 2 people, crowd and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)