“Halloween” në kopshtin zoologjik

“Halloween” në kopshtin zoologjik

E mahnitshme, bletët ia shpëtojnë jetën mikut të tyre

Ndërsa njerëzit përgatiten për natën më të frikshme të vitit, kafshët, “banorë” në Kopshtin Zoologjik të Londrës, kanë hyrë në aksion me kujdestarët, që i ushqejnë ata me ushqime të sezonit, por me ngjyrat e “Halloween”-it.

Si pjesë e atraksioneve në shfaqjen “Boo at the Zoo”, ose siç mund të përshtatej “Frikë në Kopshtin Zoologjik”, Akili dhe Karis, një çift tigrash u ushqyen me kunguj me shije gjaku, ndërsa pinguinët “Humboldt” hëngrën peshk të fshehur në kungujt e portokalltë.

Në shpirtin e “Halloween”-it ishin edhe mangustat. Ato morën pjesë në një gjueti kokrrash bizeleje të zhytura nën ujë, ndërsa majmunët kacavjerrës rendnin të kapnin krimbat brenda kungujve.

Drejtuesit e Kopshtit Zoologjik thonë se atmosfera e “Halloween”-it i inkurajon kafshët të përdorin aftësitë që do t’u duheshin atyre në botën e egër, si nuhatja për ushqim, apo gërmimi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)