Hamilton përplaset me murin rrethues, braktis provat zyrtare (Foto)

Hamilton përplaset me murin rrethues, braktis provat zyrtare (Foto)

Tifozët me lot në sy në stadium në kujtim të Sala

Pasdite aspak e mirë për Lewis Hamilton, në provat zyrtare të Interlagosit. Britaniku ka dalë nga pista që në xhiron e parë të provave zyrtare dhe makina e tij është përplasur me murin rrethues.

Dëmtimi i rëndë i makinës solli edhe tërheqjen e Hamiltonit nga provat zyrtare, ndërsa në garën e nesërme britaniku do të niset i fundit.

Hamilton kishte dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në sesionet e provave të lira, duke qenë më i shpejti në 2 nga 3 prej tyre.

Britaniku është kurorëzuar tashmë kampion bote në Formula 1 dhe sido që të renditet në këto dy gara të fundit, nuk do të ketë asnjë rëndësi./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)